Osmani takon zyrtaret amerikane, diskutojnë për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në San Salvador ka takuar dy zyrtare amerikane.

Ajo ka takuar nënsekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare dhe ndihmëssekretaren e Shtetit me të cilat ka diskutuar për sigurinë, tregtinë e zhvillimin ekonomik.

“Një fillim i mbarë i ditës me partnerët tanë amerikanë! Në San Salvador, u takova me nën-sekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes. Diskutim përmbajtësor për partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara, zhvillimet e fundit të sigurisë, mundësitë për rritjen e tregtisë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika