Osmani: Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës shkelen në mënyrë flagrante

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia qëllimshëm është duke i shkelur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar shtetin e Serbisë, për shkelje të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Osmani ka thënë se sipas shumë organizatave ndërkombëtare, në Preshevë është duke ndodhur spastrim etnik me anë të mjeteve administrative.

“Të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në luginën e Preshevës, shkelen në mënyrë flagrante, dhe sipas organizatave, ajo që po ngjan aty është spastrim etnik me mjete administrative”

Po ashtu, Osman ka thënë se Serbia nuk mund të flasë për të drejtën ndërkombëtare sepse ka kryer gjenocid në Kosovë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Serbia është vendi i fundit në botë që mund të na flasë për të drejtën ndërkombëtare. Një shtet që ka kryer gjenocid ndaj fqinjëve të vet, nuk mund të flasë për të drejtën ndërkombëtare. Në momentin kur Serbia ka vendosur të kryejë gjenocid, ka humbur çdo të drejtë të flasë për të drejtat ndërkombëtare”, ka deklaruar Osmani.

Këto deklarata, presidentja Vjosa Osmani i ka dhënë në konferencën e përbashkët me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, për të cilin tha se është mik i madh i Kosovës.

Sipas Osmanit, Pahor gjatë viteve të 90-ta, ka luajtur një rol kyç për t’i ndihmuar shqiptarët e Kosovës.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika