Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën në fshatin Tërrnjan të Suharekës ku janë masakruar 46 martirë. Në njoftimin zyrtar thuhet se fshati Tërrnjambetet plagë e pashuar dhe kujtim i përjetshëm i luftës për lirinë e vendit.
Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se 8 banorë tb këtij fshati ende janë në mesin e të zhdukurve me dhunë.
“Në orët e hershme të mëngjesit të 25 marsit të vitit 1999, forcat gjenocidale paramilitare serbe hynë në fshatin Tërrnje të Suharekës dhe masakruan 46 martirë, ndër të cilët gra, pleq e fëmijë.
Disa prej viktimave ishin banorë të fshatit, e të tjerët ishin mysafirë nga fshatrat Studençan dhe Randobravë, të cilët kishin kërkuar strehë tek familjet e Tërrnjes.
Tetë banorë ende janë në mesin e të zhdukurve me dhunë.
Tërrnja është plagë e hapur, është kujtesë e përjetshme e sakrificës sonë për liri dhe një betim për të mos harruar kurrë ata që dhanë gjithçka për atdheun. Lavdi e përjetshme martirëve të Tërrnjes!”, ka shkruar Osmani.