Osmani udhëton drejt Katarit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas pranimit të ftesës nga Emir Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, Emiri i Katarit, ka udhëtuar në shtetin e Katarit. Osmani do të pritet nga zyrtarët e lartë të shtetit dhe do të marrë pjesë në Forumin e Dohas.

Përgjatë Forumit të Dohas, Presidentja Osmani do të jetë njëra ndër folëset kryesore dhe ndërkohë do të takohet me përfaqësues nga shtetet e tjera pjesëmarrëse.

Vizitës së Osmanit do t’i bashkangjitet edhe zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës dhe njëkohësisht Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kësaj radhe, Forumi i Dohas do të fokusohet në aleancat gjeopolitike dhe mardhëniet ndërkombëtare, sistemin financiar dhe zhvillimin ekonomik, mbrojtjen kibernetike dhe sigurinë ushqimore, si dhe ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmërinë.

Forumi i Dohas është një platformë globale e funksionalizuar qysh nga viti 2000, në fushën e çështjeve ndërkombëtare bashkëkohore dhe platoforma më e madhe globale për diplomacinë, dialogun dhe diversitetin.

Më 7 janar të vitit 2011, Katari u bë vendi i 73-të që njohi pavarësinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika