Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Slloveni me ftesë të presidentit të vendit, Borut Pahor.
Vizita është cilësuar si një rikonfirmim i mardhënieve Kosovë-Slloveni, dhe njëherësh edhe si një mundësi e thellimit të bashkëpunimeve dhe raporteve ndërkombëtare.
Në agjendën e vizitës zyrtare të Presidentes Osmani në Slloveni, përfshihet edhe takimi me mërgatën e Kosovës në Slloveni, ligjërata e organizuar nga Qendra për Perspektivën Evropiane dhe Bled Strategic Forum si dhe pjesëmarrja në shfaqjen “Zgjimi i pranverës”, bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Qendrës për Arte dhe Komunitet- Artpolis, e cila do të jepet në Teatrin e Nova Goricës.