Osmani udhëton drejt Tunizisë, do të përfaqësojë Kosovën në samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë

Me ftesë të presidentit të Tunizisë, Kais Saied dhe Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, presidentja Osmani dhe do ta përfaqësojë vendin në samitin e krerëve të shteteve të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Tunizisë me ftesë të presidentit të Tunizisë, Kais Saied dhe Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe do ta përfaqësojë vendin në samitin e krerëve të shteteve të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

“Gjatë qëndrimit në Djerba, Presidentja Osmani do të mbajë një fjalim në një nga diskutimet e Frankofonisë, ndërsa do të zhvillojë edhe takime me liderë tjerë të shteteve anëtare të kësaj organizate”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Njoftohet se Samiti i Frankofonisë do të mbledhë krerët e shteteve anëtare dhe anëtarëve të asociuar të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Në takimin e tyre do të diskutohet mbi sfidat e përbashkëta politike dhe ekonomike, forcimin e bashkëpunimit frankofon, avancimin e të drejtave të njeriut, arsimit, kulturës dhe demokracisë.

Në njoftimin e  Presidencës thuhet se Kosova është anëtare e asociuar e Organizatës së Frankofonisë nga viti 2018.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika