Osmani udhëton në Tiranë për takimin me liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Të hënën e pesë dhjetorit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Tiranë me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel për të marrë pjesë në takimin me liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Tiranë të hënën e pesë dhjetorit.

Presidentja Osmani në Tiranë do të përfaqësojë Kosovën në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

“Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Në njoftimin thuhet se liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë do të diskutojnë për sfidat gjeostrategjike si rezultat i agresionit rus në Ukrainë, intensifikimin e angazhimit politik.

Po ashtu, në këtë Samit do të diskutohet dhe rreth përforcimit të sigurisë dhe ndërtimit të qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja, sfidat e paraqitura nga migrimi si dhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika