Osmani uron Komitetin Paralimpik të Kosovës për pranimin në Komitetin Paralimpik të Evropës

Përgjatë takimit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, ka shprehur gatishmërinë e saj për t’i mbështetur sportistët paralimpikë edhe më tej

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka uruar Komitetin Paralimpik të Kosovës për pranimin në Komitetin Paralimpik të Evropës.

Gjatë së premtes, Osmani ka pritur në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës të drejtuar nga Njomza Emini.

Kualifikimi i komitetit nga Kosova pranoi 37 vota pro nga shtetet anëtare.

Siç njofton Zyra e Presidentes, Osmani ka shprehur mbështetjen e saj për këtë kategori.

“Presidentja Osmani ka shprehur mbështetje për këtë kategori dhe ka potencuar se gjithëpërshirja e tyre, punësimi dhe jeta e dinjitetshme janë objektiv i përditshëm”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, Osmani ka shprehur gatishmërinë e saj për t’i mbështetur sportistët paralimpikë edhe më tej, si dhe tha se ajo do t’u qëndrojë pranë edhe në Lojërat në Paris të vitit 2024.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika