Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar Pashkët ortodokse këtë të diel.
“Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes e shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë”, ka thënë Osmani.
Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen, ka shkruar Osmani.
Presidentja ka kërkuar “të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë!”.
“Për shumë mote, gëzuar Pashkët ortodokse!”, ka shtuar Osmani, njofton Presidenca.