Osmani uron Pashkët, thotë se personifikojnë dashurinë dhe sakrificën për njerëzimin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani u ka uruar festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve katolik dhe të krishterë duke shprehur se Festa e Pashkëve personifikon dashurinë dhe sakrificën për njerëzimin

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani u ka uruar festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve katolik dhe të krishterë me rastin e festës së Pashkëve.

Osmani është shprehur se kjo festë personifikon dashurinë dhe sakrificën për njerëzimin.

“Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, drejt një të ardhmeje me besim e shpresë, ndaj uroj që secila familje të rrethohet nga dashuria, paqja dhe gëzimi! Festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi”, u shpreh presidentja.

“Le të na sjellin Pashkët shpresë, mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar! Gëzuar për shumë mot Pashkët!”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika