Osmani uron pavarësinë e Malit të Zi: Partneriteti ynë është i rrënjosur në vlerat e përbashkëta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, ka uruar homologun e saj, Jakov Milatoviq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, ka uruar homologun e saj, Jakov Milatoviq, duke theksuar se të dy vendet fqinje ndajnë të njëjtat vlera perëndimore.

Kështu ka shkruar ajo në një postim në llogarinë e saj në Twitter, duke theksuar partneritetin e gjatë në mes dy vendeve.

“Dy vendet tona janë bashkuar përmes lidhjeve të forta mes njerëzve. Ne kemi krijuar një partneritet të gjatë që është i rrënjosur në vlerat e përbashkëta dhe i forcuar nga vendosmëria jonë për t’iu bashkuar familjes euro-atlantike”, shkroi Osmani.

Ndryshe, Osmani, të shtunën kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, ku kishte potencuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta demokratike.

“Përcaktimi i qartë i popullit tonë për të ardhmen tonë të përbashkët euroatlantike nënkupton domosdoshmërinë që të vazhdojmë të ndërtojmë bashkëpunimin tonë të fortë dhe të mbrojmë vlerat që ndajmë dhe për të cilat kemi luftuar shumë për t’i ndërtuar dhe ruajtur”, ishte shprehur Osmani.

Pavarësia e Malit të Zi është shpallur më 3 qershor, ndërkohë që më 28 qershor të atij viti Mali i Zi u bë anëtari i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika