Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sheikun Mohamed bin Zayed, për marrjen e postit të ri presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, pas vdekjes së të atit.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se me ardhjen e Zayed në pushtet, marrdhëniet e Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të forcohen edhe më shumë.
“Në emër të qytetarëve të Kosovës, i uroj lartësisë së tij, sheikut Mohamed bin Zayed suksese si president i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam e bindur se nën lidershipin e tij, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara do të forcohen, duke u ndërtuar në marrëdhënie tashmë të shkëlqyeshme”, ka shkruar Osmani.
On behalf of the people of Kosovo, I wish His Highness Sheikh @MohamedBinZayed every success as President of the United Arab Emirates.
I am confident that under his leadership, 🇽🇰-🇦🇪 relations will only go from strength to strength, building on already excellent relations.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 16, 2022
Roli i Sheikh Khalifa kishte qenë kryesisht ceremonial që kur ai pësoi një goditje në tru dhe iu nënshtrua një operacioni në vitin 2014.
40 ditë zie për vdekjen e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe