Osmani uron qytetarët për Krishtlindjen Ortodokse: Dashuria, paqja dhe harmonia mbushttë zemrat dhe shtëpitë tuaja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për Krishtlindjen Ortodokse, u ka uruar qytetarëve shëndet dhe begati në familjet e tyre

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për Krishtlindjen Ortodokse, u ka uruar qytetarëve dashuri, paqe dhe harmoni në zemrat dhe shtëpitë e tyre.

“Të nderuar qytetarë të komunitetit ortodoksë, dua t’ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë ju që e kremtoni këtë festë! Dashuria, paqja dhe harmonia mbushttë zemrat dhe shtëpitë tuaja”, ka thënë Osmani, shkruan Zyra e Presidentes.

Ajo ka theksuar se Krishtlindja është në funksion të dashurisë dhe solidaritetit.

“Festat sikurse Krishtlindja, janë në funksion të dashurisë dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve. Toleranca është vlerë tradicionale e shoqërisë sonë, ndaj jo vetëm në këtë ditë, duhet ta mbështesim njëri-tjetrit dhe në të njëjtën kohë të kemi më shumë shpresë, besim e kurajo”, ka theksuar ajo.

Osmani, urimin e saj e ka përmbyllur duke iu uruar qytetarëve shëndet, begati dhe lumturi.

“Lumturia, shëndeti e begatia qofshin gjithmonë me ju! Gëzuar Krishtlindjen Ortodokse!”, ka thënë Osmani, shkruan Zyra e Presidentes së Kosovës.

Ndryshe, këtë të shtunë të 7 janarit, është dita e Krishtlindjes për Kishat katolike lindore dhe Kishat ortodokse, të cilat ndjekin kalendarin julian.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika