Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar sekretarin e ri të Përgjithshëm në NATO, Mark Rutte.
Osmani, përmes një postimi në platformën X, ka shkruar se përvoja, lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për Aleancën.
“Gjatë viteve, ne kemi punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe nuk kam dyshim se bashkëpunimi ynë i fortë do të vazhdojë derisa ai të marrë këtë përgjegjësi të re. Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në X.
Ajo po ashtu tha se bashkëpunimi i fortë me NATO-n do të vazhdojë edhe me sekretarin e Përgjithshëm Rutte.
Congratulations to our dear friend Mark Rutte on being elected as the new @NATO Secretary General. His experience, leadership, and knowledge will be invaluable to the Alliance!
Over the years, we have worked together on many important issues, and I have no doubt that our strong… pic.twitter.com/nd2bqxh0md
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 26, 2024