Osmani uron Shqipërinë për marrjen e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur urimin e saj për presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, pasi ata morën detyrën e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj. (Foto nga arkivi)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, pasi Shqipëria mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në platformën sociale X, e njohur më parë si Twitter, presidentja Osmani ka shprehur mbështetjen dhe i ka inkurajuar për detyrën e rëndësishme, duke e konsideruar atë në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë.

Gjithashtu, ajo ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në promovimin e vlerave të përbashkëta demokratike në nivel global.

“Suksese Presidentit Bajram Begaj dhe kryeministrit Edi Rama dhe Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, derisa Shqipëria merr presidencën e Komisionit të Sigurimit të OKB-së. Në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike globalisht”, ka thënë Osmani.

Kjo është hera e dytë, pas qershorit 2022, për Shqipërinë e cila do ta marrë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Siç raporton Top-Channel, përfaqësuesja amerikane në Këshillin e Sigurimit, ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, në emër të Këshillit i ka uruar delegacionit të Shqipërisë fat të mbarë.

Ajo ka deklaruar se gushti ishte një muaj i ngarkuar dhe një muaj në të cilin u mblodhën për konsensus për disa çështje të rëndësishme brenda fushës.

Shefja e diplomacisë shqiptare, Olta Xhaçka, është shprehur se prioritet i presidencës njëmujore të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit do të jetë platforma e bashkëpunimit, që garanton shpërndarjen e ndihmave humanitare kudo në botë dhe për një aktivitet kushtuar agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika