Osmani uron Suedinë pasi iu hap rruga për anëtarësim në NATO: Moment historik për sigurinë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar Suedinë, pasi asaj iu hap rruga për anëtarësim në NATO, meqë Hungaria miratoi të hënën kandidaturën e saj për anëtarësim në NATO

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Suedinë pasi asaj iu hap rruga për anëtarësim në NATO, meqë Hungaria miratoi të hënën kandidaturën e saj për anëtarësim në NATO.

“Urime, kryeministër Kristersson. Është një moment historik për sigurinë, parandalimin dhe mbrojtjen evropiane. Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët në përpjekjet tona për t’iu bashkuar Aleancës transatlantike, duke kontribuuar për një Evropë më të sigurt”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Ndryshe, hezitimi i Hungarisë për ratifikuar pranimin e Suedisë, kishte të bënte kryesisht me kritikat suedeze për demokracinë në Hungarinë e udhëhequr nga nacionalisti Viktor Orban.

Suedia po ashtu ndryshoi ligje dhe zbuti rregullat për shitjen e armëve, në mënyrë që t’i plotësonte kërkesat e Turqisë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka lidhur ratifikimin edhe me miratimin e shitjes së avionëve amerikanë F-16 për Turqinë, dhe tani Ankaraja pret që të punojë me Shtetet e Bashkuara që të ketë një mbështetje në Kongres për shitjen e këtyre fluturakeve luftarake.

Anëtarësimi i Suedisë, vend që nuk ka qenë në luftë prej vitit 1814, dhe Finlandës, përbën zgjerimin më të madh të aleancës prej viteve ’90.

Ndonëse Suedia ka bashkëpunuar me vendet e NATO-s dhe ka kontribuuar në disa operacione, sikurse ato në Afganistan, anëtarësimi i saj pritet t’i thjeshtësojë planet për mbrojtje dhe bashkëpunimin në flotën veriore të NATO-s.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika