Osmani uron Suedinë për marrjen e Presidencës së BE-së: Presim bashkëpunim ta sjellë Kosovën më afër BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Suedinë për marrjen e kryesisë së Presidencës së BE-së, duke thënë se pret bashkëpunim ta sjellë Kosovën më afër BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka uruar Suedinë për marrjen e kryesimit të Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian, ka thënë se pret që të ketë bashkëpunim të ngushtë në përmbushjen e objektivave të përbashkëta.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se pret të forcohet uniteti kundër përpjekjeve për të minuar vlerat dhe interesat e përbashkëta.

“Ua uroj partnerëve tanë suedezë një Presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së. Mezi presim të punojmë së bashku për të përmbushur objektive tona të përbashkëta, për ta sjellë Kosovën më afër BE-së dhe për të forcuar unitetin kundër përpjekjeve për të minuar vlerat dhe interesat tona të përbashkëta”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Suedia nga 1 janari 2023 do të fillojë udhëheqjen e saj gjashtëmujore të Presidencës e Bashkimit Evropian.

Presidencën e BE-së të njohur edhe si Presidenca e Këshillit të BE-së, Suedia do ta marrë nga Çekia.

Suedia e cila do të mbajë Presidencën deri më 1 korrik 2023 ka përcaktuar temat që do të ketë prioritet në periudhë.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, efektet e saj në sigurinë dhe furnizimet energjetike për të gjithë Evropën, dhe forcimi i aftësive ushtarake dhe zinxhirëve të furnizimit të BE-së do të jenë çështjet kryesore të gjashtë muajve të Suedisë në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika