Osmani uron Xhaferin: Sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Pak minuta pas zgjedhjes së kryeministrit Xhaferi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e uroi atë duke thënë se kjo ditë shënon një moment historik për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Urimet për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferin, tashmë veçse kanë filluar.

Pak minuta pas zgjedhjes së kryeministrit Xhaferi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e uroi atë duke thënë se kjo ditë shënon një moment historik për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Urime, Kryeministër Talat Xhaferi! Sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të M.V. suksese”, shkroi ajo.

Pos Osmanit, nga Kosova, Xhaferi mori urimet edhe liderët opozitarë.

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar kryeministrin e sapo emëruar të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

Krasniqi ka thënë se përpjekjet e shqiptarëve për barazi, drejtësi e faktorizim po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në histori të shtetit.

Gjithashtu, Krasniqi ka përgëzuar dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, për punën e tij në ngritjen e shqiptarëve.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka uruar, Talat Xhaferin për postin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se përbën lajmin më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoni.

Haradinaj ka thënë se ky është një fillimvit i mbarë për shqiptarët atje, për shtet dhe për mbarë rajonin.

“Një fillimvit i mbarë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, për vet shtetin dhe mbarë rajonin!  Zgjedhja e Talat Xhaferit, si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë Veriore përbën lajmin më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve atje dhe për shtetin tonë fqinj. Mikut tim Talat Xhaferi, sikurse kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i uroj përzemërsisht për këtë të arritur historike, duke qenë të bindur se e ardhmja jonë e përbashkët është në Bashkimin Evropian, në NATO dhe mekanizma tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika