Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Zvicrën për Ditën Kombëtare.
Ajo ka thënë se Zvicra është një përkrahëse e flaktë e popullit të Kosovës.
“Gëzuar Ditën Kombëtare Presidentit Alain Berset dhe miqve tanë zviceranë! Zvicra është partneri ynë i kahershëm dhe një përkrahës i flaktë i popullit të Kosovës. Së bashku, ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona, me diasporën tonë që luan një rol kryesor”, ka shkruar Osmani.
Zvicra shënon Ditën Kombëtare më 1 gusht, kur u themelua Konfederata Zvicerane, e cila u festua për herë të parë në këtë datë në vitin 1891.