Osmani: USAID – forcë shtytëse dhe katalizator i ndryshimeve pozitive në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë takimit me ndihmësadministratoren e USAID-it, Erin E. McKee, ka kërkuar mbështetje për përpjekjet e eliminimit të dhunës mbi baza gjinore, për të cilën, ka marrë përgjigje pozitive

Vjosa Osmani dhe Erin McKee





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, të hënën e pesë dhjetorit është takuar me ndihmësadministratoren e USAID-it, Erin E. McKee.

Në një konferencë të përbashkët për media, Osmani ka thënë se gjatë këtij takimi, ka kërkuar mbështetjen për përpjekjet e eliminimit të dhunës mbi baza gjinore.

Ajo ka theksuar se Kosova do të mbetet partner i ngushtë i USAID-it dhe partner kredibil.

“Gjatë këtij takimi, diskutuam edhe për fusha të tjera të bashkëpunimit, dhe kërkova mbështetje për përpjekjet tona për eliminimin e dhunës mbi baza gjinore dhe mora përgjigjen pozitive për përkrahje në këtë drejtim, për ta luftuar këtë dukuri e cila për fat të keq është shndërruar në pandemi anë e kënd globit. Kosova do të mbetet partner i juaj i ngushtë, por edhe kredibil, mund të mbështeteni te ne dhe te bashkëpunimi ynë për t’i arritur objektivat tona të përbashkëta”, ka thënë Osmani.

USAIDI, sipas presidentes, ka qenë një forcë shtytëse dhe katalizator i ndryshimeve pozitive në Kosovë, në veçanti në tri frontet.

“E para është demokracia, zhvillimi i mëtejmë i demokracisë, sundimi i ligjit që e shohim si parakusht për zhvillim në çdo fushë tjetër dhe të drejtat e njeriut”.

Osmani ka thënë se ndonëse Kosova ka bërë përparim të madh në dy dekadat e fundit në shumë fusha, megjithatë prania e rëndësishme e USAID-it nuk janë vetëm një shembull i partneritetit të fortë ndërmjet dy vendeve, por edhe tregon faktin se Kosova mbetet një vend me potencial të madh, me rini të talentuar, me ekonomi të rritje dhe me një demokraci të avancuar.

“Përgjatë më shumë se dy dekadash, USAIDI ka qenë katalizator i ndryshimit nëpër vendet e ndryshme të botës, prandaj jemi mirënjohës që edhe vendi ynë ka qenë përfitues i shumë projekteve. USAID ka kontribuuar me më shumë se 1 miliard dollarë në forcimin e institucioneve të Kosovës, në demokratizimin e vendit tonë dhe në shumë fusha të tjera”, shtoi ajo.

Osmani ka treguar se vetëm gjatë mandatit të saj si presidente, USAID ka kontribuuar edhe me mbi 73 miliardë dollarë mbështetje financiare.

“Me këtë, synohet përmirësimi dhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve, në mënyrë që komunitetet që jetojnë në Kosovë të kenë pozicion të favorshëm për t’i adresuar sfidat zhvillimore të Kosovës”.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika