Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke publikuar një përmbledhje të aktiviteteve të vitit 2024, ka theksuar përkushtimin për përfaqësimin e Kosovës sovrane në arenën ndërkombëtare.
Presidentja Osmani ka premtuar vazhdimësinë e angazhimeve të saj për forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës dhe për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të saj në skenën globale.
“Përmbyllëm një vit përplot me aktivitete në përfaqësim të Kosovës sovrane në arenën ndërkombëtare. Do të vazhdojmë edhe në vitin 2025 gjithnjë në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarëve tanë,” ka shkruar Osmani.
Ajo ka publikuar një video të takimeve që ka zhvilluar gjatë vitit të kaluar me liderë dhe politikanë nga shtete aleate.