Osmani: Veprimet e fundit kriminale në veri të Kosovës janë të orkestruara nga Beogradi

"Veprimet e fundit kriminale në veri të Kosovës, të orkestruara nga struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi, kanë për qëllim frikësimin dhe kanosjen e popullatës lokale serbe si dhe krijimin e një klime frike dhe pasigurie", kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën ka pritur në takim të dërguarit e posaçëm të Gjermanisë dhe Austrisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Johannes Eigner.

Siç njofton presidenca, në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon përfshirë dakordimin e arritur për marrëveshjen bazë, si dhe planin e zbatimit në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe zhvillimet e sigurisë në veri të Kosovës.

E para e vendit ka theksuar se Kosova vazhdon të angazhohet në mënyrë konstruktive për t’i kontribuar paqes afatgjate në rajon teksa ka potencuar se veprimet e fundit kriminale në veri të Kosovës, të orkestruara nga struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi, kanë për qëllim frikësimin dhe kanosjen e popullatës lokale serbe si dhe krijimin e një klime frike dhe pasigurie.

“Pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani theksoi se Kosova do të vazhdojë të jetë plotësisht e koordinuar me aleatët ndërkombëtarë për të vazhduar përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm, ndërsa është e përkushtuar për zbatimin e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Republikës. Tutje, Presidentja Osmani ka falënderuar z. Sarrazin dhe z. Einger për angazhimin e Gjermanisë dhe Austrisë për integrimin e plotë të Republikës së Kosovës në institucionet euroatlantike, teksa ka theksuar se koordinimi i Kosovës me aleatë do të vazhdojë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika