Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit.
“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. (Neni 2 i Kushtetutës)”, ka shkruar Osmani.
Osmani ëdhtë shprehur se veprimet e Policisë së Kosovës ndaj “strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit” janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim.
“Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë. Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë!”, shkruan tutje Osmani.