Osmani viziton Klinikën e Onkologjisë në QKUK

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Klinikën e Onkologjisë në QKUK dhe ka dhuruar 100 proteza për gratë e prekura nga kanceri i gjirit. Osmani ka shtuar se muaji rozë është një muaj, në të cilin, duhet të shprehet solidariteti

Presidentja Osmani në vizitën e saj në Klinikën e Onkologjisë në QKUK





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Klinikën e Onkologjisë në QKUK. Krahas kësaj vizite, Osmani dhuroi 100 proteza të gjirit për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.

“Muaji rozë është një muaj, në të cilin, duhet ta shprehim solidaritetin, t’i shtojmë përpjekjet, e ta sensibilizojmë secilën grua për rrezikun nga kanceri i gjirit. Identifikimi i hershëm shpëton jetë”, shkruan presidentja Osmani.

Foto e postuar në llogarinë e presidentes Osmani në Facebook

Presidentja Osmani ka shtuar se prioritet në këtë aspekt do të jetë parandalimi, reduktimi i vdekjeve të parakohshme, krahas zbulimit të hershëm, sikurse edhe përmirësimi i cilësisë së jetës dhe trajtimit të të prekurve nga kjo sëmundje.

Osmani ka shtuar se “duhen 12 muaj rozë që jetën ta bëjmë më të mirë me njerëzit tanë bashkërisht!”.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika