Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka vizituar komunën e Vitisë, ku është pritur nga kryetari Sokol Haliti.
Takimi është zhvilluar në zyrën e kryetarit të komunës, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse do të mbahet konferencë për media pas takimit.
Osmani po ashtu do të marrë pjesë në festën e Zojës së Madhe në fshatin Letnicë të kësaj komune.