Osmani viziton Mamushën: Pavarësia ekonomike e grave është shtysë kryesore për zhvillimin e shoqërisë

Osmani ka cilësuar përpjekja e grave të kësaj komune drejt zanatit të rrobaqepësisë dhe qëndisjes, sikurse “inkurajuese”. Rruga drejt pavarësisë ekonomike të grave sipas Osmanit, është shtysë kryesore për zhvillimin e shoqërisë e njëherësh, edhe të shtetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përgjatë vizitës në Mamushë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar kryetarin e komunës së Mamushës, Adbdülhadi Krasniç me ç’rast, të njëjtit kanë biseduar mundësitë e zhvillimit të vendit dhe sfidat drejt kësaj të fundit, në veçanti, mungesën e ujit.

Përpjekja e grave të kësaj komune drejt zanatit të rrobaqepësisë dhe qëndisjes, inciativë e filluar nga një projekt i qendrës për fuqizimin e grave, është cilësuar sikurse “inkurajuese”.

Me rastin e vizitës në komunën e Mamushës, Presidentja Osmani ka vizituar fabrikën e prodhimit të thasëve “Birlik”, fabrikë kjo që pjesën më të madhe të të punësuarve e ka të gjinisë femërore.

“Gjatë vizitës në këtë komunë, vizitova edhe fabrikën e prodhimit të thasëve “Birlik”, një rrëfim suksesi në këtë biznes familjar, ku shumica e të punësuarve janë gra. Që prej viteve të 70-ta ky biznes vazhdon traditën, ndërkaq gratë janë shtyllë e fuqishme e kompanisë, duke ndihmuar jo vetëm në bilancin pozitiv të saj, por edhe të familjeve të tyre”, ka shkruar Osmani, në Facebook.

Vizita e presidentes në Mamushë u mbyll me me një vizitë në serrën e Selajdin Mazrek. Osmani ka kujtuar kohën sfiduese të rritjes së inflacionit dhe njëherësh, ka paralajmëruar vizitat e saj në komunat e tjera të vendit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika