Osmani viziton mësuesen e saj: Dija është rruga më e sigurt për të ardhmen dhe mirëqenien

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në nder të 7 Marsit ka vizituar mësuesen e saj. Ajo u ka uruar të gjithë mësuesve shëndet në misionin e tyre fisnik

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe mësuesja Xhevahire

Me rastin e 7 marsit – Ditën e Mësuesit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka vizituar mësuesen e saj.

Në njoftim thuhet se mësuesja Xhevahire ka triumfuar në një nga betejat më të vështira jetësore, duke mposhtur dy herë kancerin.

“Pavarësisht kësaj, me forcë, guxim dhe angazhim të jashtëzakonshëm, ajo vazhdon të lërë gjurmë të pashlyeshme në punën e çdoditshme me brezin e ri”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se dija është rruga më e sigurt për të ardhmen dhe mirëqenien.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, në nder të ditës së mësuesit, 7 Marsit, ka falënderuar mësimdhënësit për përkushtimin e tyre në arsim.

Lexo më shumë: 7 Marsi, Arbërie Nagavci falënderon mësimdhënësit

“Në këtë ditë të rëndësishme, ju falënderoj për punën dhe përkushtimin tuaj në arsimimin e brezave të rinj. Roli juaj në procesin edukativo-arsimor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë”, ka shkruar Nagavci.

Nagavci ka thënë se prioritet i MAShTI-t është të përmirësojnë cilësinë në arsim, duke rregulluar infrastrukturën ligjore dhe fizike.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika