Osmani: VMRO-ja mund të vendosë për zgjedhjet kur të votojë ndryshimet kushtetuese

Në lidhje me datën e zgjedhjeve në Maqedoni, tensionet politike kanë shtuar spekulimet. Shumica, e udhëhequr nga LSDM-ja, ka propozuar se VMRO-DPMNE të votonte ndryshimet kushtetuese, pas së cilave të vendoste datën e zgjedhjeve. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, është shprehur hapur për këtë mundësi. Në rast se ndryshimet kushtetuese nuk miratohen, do të mbahen zgjedhje të rregullta

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani

Shumica vlerëson se VMRO-DPMNE mund të vendosë për datën e zgjedhjeve vetëm pasi të votojë ndryshimet kushtetuese.

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, tha se oferta për VMRO-në mbetet e hapur, por në rast se nuk i mbështet ndryshimet, zgjedhjet do të jenë të rregullta.

“Kjo ofertë është vlerësim politik. T’i votojnë ndryshimet kushtetuese dhe neve do t’ia lëmë ata të vendosin ditën e zgjedhjeve kur të duan edhe për presidencialet edhe për parlamentaret. Nëse jo, atëherë shkojnë në zgjedhje të rregullta. A do të jenë së bashku ose si do të jenë, këto janë teknikalitete dhe vlerësime të partive politike për të gjetur konsensusin e caktuar”, ka deklaruar ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

VMRO-DPMNE-ja thotë se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë, ndërsa data e zgjedhjeve do të vijë një ditë.

“Të jemi të qartë, ndryshime kushtetuese nuk do të ketë, ndërsa zgjedhje do të ketë qoftë të rregullta apo të parakohshme, ndërsa BDI-ja do të shkojë në opozitë dhe do të përgjigjet për të gjitha veprat kriminale të bëra deri tani. Këtë e ka të qartë edhe Bujar Osmani edhe BDI-ja dhe kjo nervozë e tyre vërteton këtë që po e them”, ka thënë Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja kërkon që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të jenë të rregullta, ndërsa për datat mund të diskutohet në kuadër të grupeve të punës që duhet të formohen nga partitë politike.

Hristijan Mickoski ditë më parë i bëri thirrje kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, që sipas dëshirës së tij të shkruajë në një letër të bardh kur dëshiron zgjedhje presidenciale dhe parlamentare.

Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve në bazë të asaj se si përfundon mandati i presidentit dhe i Qeverisë do ta çojë vendin në krizë kushtetuese.

Mickoski kërkon zgjedhje në muajin prill, në mes të Pashkëve dhe Fitër Bajramit.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika