Osmani, Xhaferi dhe Mariçiq takohen me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s

Ministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kryeministri maqedon, Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, janë takuar sot me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mirçea Xhoana

Pamje nga takimi

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar se së bashku me kryeministrin maqedon, Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, janë takuar me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mirçea Xhoana.

Osmani ka thënë se në këtë takim është diskutuar edhe mbi çështjet aktuale të sigurisë.

“Në fokus: çështjet aktuale të sigurisë, kërcënimet ndaj paqes botërore dhe çështje të lidhura ngushtë me aleancën tonë”, ka shkruar Osmani.

Ai është shprehur se Maqedonia e Veriut është aleat i besueshëm që kontribuon në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika