Osmani: Zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 27 prillit, Ditës së të Zhdukurve në luftën e fundit në Kosovë, ka thënë se zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve, përfshirë këtu shumë fëmijë, ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli.

“Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se në ditët si kjo duhet të kuptohet se sa e rëndësishme është që të kërkohet kthimi i të zhdukurve me dhunë dhe të vendoset drejtësia në vend.

“Si çdo ditë, por veçanërisht sot, kujtojmë mbi 1600 bashkëqytetarët tanë të zhdukur me dhunë në luftën e fundit në Kosovë. Sot mendjen e kemi te familjarët e tyre dhe solidarizohemi me dhimbjen e ankthin e tyre të çdoditshëm. Në ditët si kjo duhet ta kuptojmë jo vetëm se sa e rëndësishme është që të kërkohet kthimi i të gjithë të zhdukurve me dhunë, por mbi të gjitha se sa e rëndësishme është që ta vëmë në vend drejtësinë për ta”, ka vijuar ajo.

Ndryshe, Kosova këtë të enjte shënon Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur.

Edhe 24 vjet pas luftës, ende nuk dihet asgjë për fatin e personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe.

Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur me dhunë, plagët mbesin ende të hapura

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika