Osmani: Zhvillimet e fundit dhe dialogu ishin temë diskutimi me Lajçakun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak. Zhvillimet e fundit dhe procesi i dialogut ishin temë diskutimi midis Osmanit dhe Lajçak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, në Turqi.

Osmani, në platformën “X”, ka njoftuar për bisedën që zhvilloi me Lajçak.

Ajo thotë se zhvillimet e fundit dhe procesi i dialogut ishin temat për të cilat ka diskutuar me emisarin e BE-së.

“Gjatë ADF2024, u takova me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Diskutuam zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut”, ka shkruar Osmani në X.

 

Osmani e Lajçaku janë takuar në Antalia të premten, në kuadër të Forumit Diplomatik.

Në Tëitter, Lajçaku e ka cilësuar të dobishme bisedën me Osmanin.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin e fundit që e mbajtëm në Bruksel”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika