Osmani: Zyrtarët policorë duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se me kidnapimin e tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Kosovës, Serbia tregon se nuk është e interesuar për paqe dhe stabilitet, por për destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas kidnapimit të tre policëve nga forcat serbe brenda territorit të vendit, ka bërë thirrje që policët të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht.

Ajo ka theksuar se kidnapimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Kosovës është agresion nga ana e Serbisë.

Dhe sipas saj, ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit.

“Akti i sotëm dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima”, ka deklaruar Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se Policia e Kosovës ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët pa dallim, “ndaj një akt i tillë kërkon një reagim të ashpër dhe veprim të unifikuar të komunitetit ndërkombëtar ndaj tendencës së Serbisë për destabilizim të rajonit”.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se institucionet e Kosovës nuk do të heqin dorë nga angazhimi për sundimin e ligjit, sikurse edhe nga përkushtimi për paqe e stabilitet afatgjatë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika