Osmanit i dhurohet Çelësi i Qytetit të Tetovës

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i është dhënë Çelësi i Qytetit nga Komuna e Tetovës gjatë vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Osmani vlerësoi rolin historik të Tetovës për shqiptarët e Kosovës gjatë luftës dhe diskutoi me kryetarin e komunës për mundësitë e bashkëpunimit për përmirësimin e jetës së qytetarëve nga të dy shtetet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i është dhënë Çelësi i Qytetit nga Komuna e Tetovës.

Osmani në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka vizituar komunën e Tetovës, ku është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune Bilall Kasami, i cili e ka nderuar atë me Çelësin e Qytetit, çmim ky që u dha për herë të parë nga komuna e Tetovës.

Pas dhënies së këtij çmimi, Osmani ka vlerësuar rolin historik të Tetovës për shqiptarët e Kosovës gjatë luftës, duke hapur dyert e saj për strehimin e refugjatëve të dëbuar me dhunë nga regjimi serb.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, në takim me kryetarin Kasumi, ndër të tjera është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me komunat kosovare në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve nga të dy shtetet.

“Tetova dhe qytetarët e saj janë gjithnjë në zemrat e qytetarëve të Kosovës, prandaj sot, së bashku me kryetarin Kasami, rikonfirmuam angazhimin tonë për kultivimin e mëtejshëm të raporteve tona të veçanta”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika