Organizata e Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ëdo të jenë pjesë e protestës së organizuar kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, e cila pritet ta vizitojë Kosovën me 29 nëntor.
Protestën e ka organizuar Partia Socialdemokrate, e cila do të mbështetet nga veteranët e UÇK-së.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se atij dhe dy shokëve të tij i është refuzuar vizita në Hagë, nën arsyetimin se nuk ka pasur terminë të lirë.
“Para më shumë se dy muajve, ose më saktë më datat 16 e 17 shtator 2023, mua dhe dy shokëve të të kryesisë së OVL UÇK-së dhe një shoku të Këshillit Drejtues, na është refuzuar vizita në Hagë, me arsyetimin se terminet janë të zëna në këto data, e që e vërteta është se nuk ishte ashtu. Këto shkelje mëpastaj i kam treguar edhe në një emision në tv”, tha ai.
Ai tha se protesta do të fillojë para hotel “Sirius” në Prishtinë në orën 14:00.
“Dmth që kufizimet ose ndalesat që bëhen nuk janë të kohëve të fundit, por janë më të hershme, dhe kryetarja e DhSK-së znj. Ekaterina Trendafilova nuk është marrë fare me këto shkelje flagrante. Prandaj, kushdo që mundet, le të vjen në protestën e organizuar më datën 29 nëntor 2023 te hotel Sirius në Prishtinë ora 14:00, kundër vizitës së saj në Kosovë”, tha ai.
Nga partitë opozitare nuk kanë paralajmëruar se do të jenë pjese e kësaj proteste.