OVL e UÇK-së proteston nesër kundër Qeverisë

Veteranët e Luftës së UÇK-së do të protestojnë nesër në Prishtinë kundër Qeverisë së Kosovës

Protestat e veteranëve të UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë të di9tur se mbështesin dhe do të marrin pjesë në protestë të që do të mbahet të shtunën (nesër) kundër Qeverisë.

Klinaku ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në këtë protestë.

“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së e mbështesin dhe do marrin pjesë në protestën e nesërme. Merrni pjesë edhe ju!”, ka shkruar Kilnku në Facebook.

Sipas një njoftimi ne rrjete sociale, protesta do të nisë në orën 18:00, në kundërshtim, siç i ka quajtur “skandaleve qeveritare”, që lidhen edhe me miratimin e pagës minimale, nga e cila janë lënë jashtë veteranët.

“Kundër koordinimit me Milan Radojçiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK! Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe antiUÇK”, thuhet në njoftimin për protestë.

Kësaj proteste do t’iu bashkohen edhe AAK-ja, PSD-ja dhe Nisma.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika