OVL e “Vulos” bojkotin për festën e Pavarësisë, Qeveria e quan vendim politik

Kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati mohon se brenda veteranëve ka përçarje sa i përket vendimit që të mos marrin pjesë në këshillim organizativ së bashku me Qeverinë për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë dhe Epopesë së UÇK-së. Këtë vendim e quan si politik Qeveria, e cila thotë se ai është i kryesisë së organizatës, e jo i luftëtarëve

Nga ora 12:00 e së shtunës mbajti mbledhje me kryetarët e degëve të Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së.

Aty, udhëheqësi i kësaj organizate, Hysni Gucati thotë se iu konfirmua mbështetja për zbatimin e vendimit të para dy ditësh nga OVL-ja, i cili parasheh që të mos ketë kurrfarë me Qeverinë për shënimin e 17-vjetori të Pavarësisë dhe 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Arsyet e vendimit ripërsërit se lidhen me pakënaqësitë rreth trajtimit të veteranëve nga Qeveria.

“Është ligji për vlerat e luftës, është paga minimale që na ka hjek prej pagës minimale me Radojçiqin dhe me Mimoza Kusarin, mu më vjen keq Mimoza Kusari vjen nga Gjakova, nga një qytet ku janë vra mbi 350 vet në Meje”, ka thënë Hysni Gucati, Kryetar i OVL-UÇK-së.

Gucati thekson se do të bojkotohet vetëm bashkëpunimi me qeverinë për shënimin e këtyre përvjetorëve, por jo edhe festa për to.

Ai mohon që ky vendim ka ndonjë prapavi politike. Por, një mendim të tillë e ka Qeveria.

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, ka thënë për televizionin Dukagjini se është për keqardhje që festa e pavarësisë, në organizimet e parapara nga Qeveria, bojkotohen nga kryesia e OVL UÇK-së.

“Vendimi si i tillë, është politik dhe i kryesisë, jo i luftëtarëve tanë të cilët sakrifikuan shumë duke luftuar armikun, për ta sjellur lirinë. Qeveria ka qenë dhe do jetë përherë pranë veteranëve, familjeve të dëshmorëve e secilit që ka sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë e shtetit. Edhe përmes politikave tona në këto katër vite të mandatit tonë, e kemi dëshmuar këtë”, ka thënë Klisman Kadiu, Këshilltar i Zv. Kryeministrit Besnik Bislimi.

Mes tjerash, Kadiu thotë se Zyra e Kryeministrit ka qenë e hapur çdoherë për takime dhe bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta, por edhe për çdo individ nga kategoritë e dala nga lufta.

Një vendim të tillë të OVL-UÇK-së nuk e përkrahu as anëtari i familjes Jashari nga Prekazi, Bekim Jashari.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se bojkoti i këtyre momenteve nuk ndryshon rrjedhën e historisë, por flet shumë për ata që zgjedhin ta bëjnë.

Këtë reagim të Jasharit nuk preferon ta komentoj Gucati.

”Me komunikatën e Bekim Jasharit unë nuk do të merrem, Bekim Jashari është një djalë i heroit kombëtarë, një djalë i një babe që ka formuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës bashkë me vëllain e vet komandantin legjendar Adem Jashari, po edhe me shokë”, ka thënë Hysni Gucati, Kryetar i OVL-UÇK-së.

Në kalendarin e Qeverisë parashihen një sërë aktivitetesh për këto dy përvjetore të rëndësishme.

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika