OVL-UÇK dhe Gucati vizitojnë Nasim Haradinajn në Gllogjan

Një ditë pas lirimit të Nasim Haradinajt nga Gjykata Speciale, vizitorët kanë pritur në radhë për ta takuar ish-gjeneralin. Në mesin e vizitorëve ishte edhe bashkëluftëtari i tij i liruar javë më parë nga Specialja, Hysni Gucati. OVL UÇK ka përsëritur qëndrimet e saj karshi Speciales gjersa thonë se iu gëzuan lajmit për Haradinajn, kurse i mërziti ai për Salih Mustafën

Shpeshherë veteranët i kanë bashkuar kauzat dhe kërkesat.

Ndërsa sot, këta burra i mblodhi lirimi nga Gjykata Speciale i bashkëluftëtarit të tyre, Nasim Haradinaj.

E, brenda, ky i fundit ngritet për t’i përqafuar e kujtuar momentet nostalgjike që kishte me ta.

Ndonëse lirimit të Haradinaj i ishin gëzuar jo pak, njëri nga ta ndihet pak më i privilegjuar se të tjerët.

“Kam pasur fatin që të jem i pari që të marr vesh lajmin. E morra vesh nga Xhejlani, më tha se ka një lajm për dikë shumë të afërt për mua dhe do që unë të flas me dikë, dhe aty fola me gjeneralin”, ka thënë Astrit Gashi, mik i Nasim Haradinajt.

Organizata e veteranëve të UÇK-së e konsideron akoma të padrejtë arrestimin e Haradinajt e njëherit edhe formën e lirimit të tij.

“Faktikisht Nasimi nuk është dasht që të merret atje sepse ju e dini që kanë ndodhur disa zhvillime ku faktori kryesor kanë qenë ZPS dhe nuk është dashur ti marrin atje as Gucatin as Haradinajn. Ky lirim nuk është se janë liru, janë liru me kusht dhe padrejtësitë e mëdha që këta i bëjnë sepse kur ti kalon 2/3 e dënimit pse me ia mbyll gojën dikujt”, ka deklaruar ushtruesi i  detyrës së OVL-UÇK, Faton Klinaku.

Ndonëse mirëpriti lirimin e Haradinajt, Klinaku pati edhe një pakënaqësi për gjykimet në Hagë.

“Natyrisht se jemi gëzuar me lirimin e Nasimit por edhe ishim në hidhërim për shkak të disa banaliteteve sepse Gjykata e Apelit e dënoi Mustafën me 22 vite burgim me disa gjëra që edhe vrasjen e tregojnë se e ka bërë pushtuesi serb dhe dënohet me 22 vite për gjoja disa ndalime të paligjshme, nuk ka të atilla për një Ushtri Çlirimtare nuk e mbron një territor”, vijon ai.

Haradinaj u lirua gjatë ditës së hënë.

Vizitat në Odën e tij në Gllogjan pritet të vazhdojnë disa ditë.

Ndër vizitorët e parë të Haradinajt mbrëmjen e kaluar ishte edhe Hysni Gucati Vizitën e përsëriti edhe të premten përkrah OVL UÇK-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika