OVL-UÇK me aksion simbolik, hedhin telefona në drejtim të selisë së EULEX-it

OVL-UÇK ka hedhur telefonë në drejtim të selisë së EULEX-it pas bastisjeve të fundit në banesa private të njëpasnjëshme me urdhër të Dhomave të Specializuara

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka organizuar një aksion simbolik për t’i kundërshtuar arrestimet dhe bastisjet e fundit që EULEX i ka bërë me urdhër të Dhomave të Specializuara.

Disa pjesëtarë të kësaj organizate kanë hedhur disa telefonë në drejtim të selisë së EULEX-it.

FOTO:EO

Të veshur me uniforma të UÇK-së, disa protestues kanë thënë se bastisjet e tilla janë duke u bërë padrejtësisht.

Ata kanë paralajmëruar protesta më masive nëse bastistjet e tilla vazhdojnë.

Ndryshe, EULEX-i të enjten ka bastisur shtëpinë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Behar Berisha.

Ndërkaq, ditëve të fundit, EULEX me urdhër të Dhomave të Specializuara ka sekuestruar telefonat personalë të ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika