“Pa asnjë arsyetim e me masa të rrepta të Policisë dhe KFOR-it”, deçanasit ia rrënojnë panot ku falënderonte UÇK-në dhe NATO-n

"Çudia e gjithë kësaj pune është se pse u deshtë të rrënohen bash sot, kur në të i vendosa këto tri shkronja UÇK sepse panot ishin aty tash e disa muaj"

“Pa asnjë arsyetim e me masa të rrepta të Policisë dhe KFOR-it”, deçanasit ia rrënojnë panot ku falënderonte UÇK-në edhe NATO-n

“Pa asnjë arsyetim e me masa të rrepta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it italian dhe, pa asnjë dokument, apo vendim për rrënim” qytetarit, Kastriot Hulaj, nga Komuna e Deçanit, ia kanë rrënuar panot ku falënderonte UÇK-në dhe NATO-në.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Hulaj nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka ngritur dilemën pse është dashur të rrënohet në ditën e sotme këto pano, mu në ditën kur i ka vendosur shkronjat “UÇK”. Pasi sipas tij, panot kanë qenë aty me muaj.

“Çudia e gjithë kësaj pune është se pse u deshtë të rrënohen bash sot, kur në të i vendosa këto tri shkronja UÇK sepse panot ishin aty tash e disa muaj.! Me këtë rast unë do të inicioj si rast dhe sigurisht do të merret prokuroria dhe gjykata”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se në ditët në vijim, pavarësisht se i janë rrënuar, do të vendosin pano të tjera gjithandej Deçanit.

“Gjithsesi, qytetar të Deçanit e ju ish ushtarë të vërtetë të UÇK-ës mos u mërzitni sepse ditëve në vijim do ta mbushim gjithandej Deçanin po më këto shkronja e po më këtë logo (të njëjtën)”, ka shtuar Hulaj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika