PA FJALË- Edita Doli me dëgjuesit mbledh 238 mijë euro për tre ditë

Moderatorja Edita Doli nga emisioni "Radar" në Radio Dukagjini, pas ndihmës së dëgjuesve të saj, ka siguruar një shumë prej 238 mijë eurosh për rastin e Lumi Bordoniqit. Ky rezultat e bën të jetë moderatorja më e besuar në mediat shqiptare

Është çdo ditë bashkë me dëgjuesit, nga të qeshurat e deri tek rastet e ndryshme humanitare që tash e 10 vjet i del ball bashkë me “ushtarët” e emisionit Radar, në Radio Dukagjini. Bëhet fjalë për moderatoren Edita Doli e cila në rastin e fundit edhe vet ka mbetur pa fjalë.

Vetëm për tre ditë, Edita Doli me dëgjuesit e vet arritën shumën prej 238 mijë euro për rastin e Lumi Bordoniqit. E kjo shifër padyshim Editën e bën moderatoren më besimin më të madh në mediet tona.

Ky besim normalisht edhe vet moderatoren e ka bërë të reagoj në rrjetet e saj sociale, ku me përulësi ka falënderuar dëgjuesit e Radio Dukagjinit.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika