Pa fluks të madh, kolona në pikëkalimet kufitare arrin deri në 40 metra

Situata në pikat kufitare tregon se fluksi i automjeteve është i ulët, por në pikën kufitare Merdarë raportohet të ketë radhë automjetesh deri në 40 metra

Pikëkalimi kufitar, Merdarë.

Mëngjesin e së martës, situata raportohet të jetë e qetë në pikëkalimet kufitare të Kosovës, pa ndonjë fluks të madh të automjeteve.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata është e qetë, me pritje dhe kolona të pakta të automjeteve.

Në disa nga pikat e kalimit kufitar, veçanërisht në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 20 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare, pritja maksimale është 10 minuta.

Statistikat nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Kolonat e automjeteve për në dalje nga vendi janë shtrirë deri në 40 metra në pikën e Merdarës, si dhe te Dheu i Bardhë, raportohet të ketë një radhë automjetesh deri në 30-40 metra.

Në vendkalimin kufitar Muçibabë, bashkatdhetarët presin deri në 10 minuta, ndërsa në Mutivodë, pritjet tani janë deri në 5 minuta.

Përveç kësaj, në të gjitha vendkalimet kufitare të tjera, nuk ka probleme të mëdha me pritjet, duke lejuar bashkatdhetarët të hyjnë dhe të dalin nga Kosova me pritje të shkurtër, zakonisht prej 3 deri në 5 minutash.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika