Ka shumë kohë që qytetarët e Kosovës janë informuar se si lëvizet pa viza në Zonën Shengen.
Mirëpo që nga lansimi i kësaj video, ata gjithmonë kanë pritur gjatë para dyerve të ambasadave. E tashmë këtyre pritjeve iu erdhi fundi.
Edhe në faqen zyrtare të Komisionit Evropian, u tha se kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm nëpër vendet e Zonës Shengen, nga data 1 janar 2024.
Mirëpo, heqja e “gjembave” për banorët rezidentë të Kosovës nuk do të thotë mundësi automatike për udhëtime, kjo siç thonë ata shkaku i kushteve ekonomike.
“Mu po ma merr menja qe vec e kena flliq Evropën se nuk kena pare, nuk kemi ku shkojmë boll e kena flliq edhe ashtu gja spo na vynë as spo na vynë as vendi jonë spo na vynë se le mo atje me çka me shku”, ka thënë Naser Raçi, qytetar.
“Është vendim me të vërtetë i mirë për Kosovën mirëpo mendoj që nuk kemi me pas shumë pare, duke e pasur standardin tonë parasysh, shumë tregues kanë me qenë negativ për mendimin tem ka me u zbraz Kosova”, Fatime Xhemajli, qytetare.
Ndërkohë, dikush tjetër thotë se patën apo jo para, kosovarët do të gjejnë zgjidhje për udhëtim ani se shohin edhe tjera probleme.
“Shqiptari pare gjen dika, i nxjerr 50 euro në ditë, 5 ditë , pesë herë e pesë 25, 250 euro, 300 i bon. mirëpo njëherë dy ma shumë nuk kanë me shku se edhe ata nuk kanë me i pranu se kanë me u bo të mërzitshëm tu shku, po edhe këta kanë me pa që nuk shkohet qashtu”, ka thënë Enver Bërbatovci, qytetar.
Ndërkohë, për rregullat dhe kushtet që mund t’iu paraqiten gjatë rrugëtimit kosovarëve që ia mësyn vizitave në BE, tregon Jon Krasniqi nga PIPS.
“Kjo puna e parave nuk është dicka që shkruhet në letra, mirëpo një polic kufitar munde më të ndalu me të pyet se ku je tu shkru, apo edhe sa para i ke me vete për këtë udhëtim, që me ditë a mundesh me përballu një udhëtim në Zonën Shengen” Jon Krasniqi, nga Instituti për Studime Politike të Prishtinës.
Krasniqi ka shtuar se në rast se sistemi ETIAS hyn në fuqi para datës së 1 janarit, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin edhe pas kësaj date.