Pacienti hidhet nga dritarja e Klinikës Torakale, Haxhiu: Skandal pas skandali në shëndetësi

Deputeti i PDK-së që është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur skandal të radhës rastin e hedhjes së një pacienti nga Klinika Torakale

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, e ka quajtur skandal të radhës rastin e hedhjes së një pacienti nga Klinika Torakale.

Haxhiu ka pyetur se pse ka ndodhur kjo, duke shtuar se shkaqet kanë mbetur ende pa u sqaruar. Ai tha, “keqmenaxhimi dhe degradimi i shëndetësisë është shqetësuese”.

“Skandal pas skandali në shëndetësi! Pasi shkoi për trajtim në QKUK, pacienti hidhet nga dritarja e Klinikës Torakale dhe fatkeqësisht vdes. Pse? Shkaqet ende mbeten pa u sqaruar. Keqmenaxhimi dhe degradimi i shëndetësisë, po ashtu humbja e jetës së njerëzve, në qendrat tona spitalore është shqetësuese. Për këto raste deri tani nuk ka llogaridhënie”, ka shkruar Haxhiu.

Ai kërkoi nga Prokuroria, që të hetojë shkaqet e vdekjes gjatë ditës së diel në QKUK.

“Për rastin e sotëm Prokuroria duhet të hetojë shkaqet e vdekjes së pacientit. Askush nuk e ka besuar këtë degradim deri në këtë masë. Para pak vitesh Klinika Torakale ishte shembull i profesionalizimit dhe mirëmenaxhimit, ndërsa sot është në rubrikën e lajmeve të zeza”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika