Kandidati për deputet nga Lista Për Familjen, Selim Pacolli, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për industrinë vendore si një shtyllë të zhvillimit ekonomik dhe punësimit në Kosovë.
Në një postim të tij në rrjetet sociale, 2-shi i Listës për Familjen shprehu angazhimin e tij për të punuar për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, ku mbështetje do t’u ofrohet bizneset lokale dhe do të krijohen mundësi më të mira për qytetarët e Kosovës.
“Kompanitë si M-Technologie janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe punësimit në vend. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim industrinë vendore për të rritur eksportin dhe inovacionin.
Për Familjen, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.