Pacolli: Dy shtete të mëdha së shpejti do ta njohin Kosovën

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se shumë shpejt, dy shtete të mëdha do të njohin Pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Pacolli ka thënë se aktualisht, këto dy shtete e njohin pasaportën e Kosovës.

Megjithatë, emrat e dy shteteve ai ka thënë se do të publikohen në ditët në vijim.

“Sot mund t’iu them se kam dy njohje kualitative të shteteve që e njohin pasaportën e Kosovës. Nuk kam dashur ta bëj publike dhe ato shumë shpejt do të bëhen publike. Këto shtete, të cilat e njohin pasaportën e Kosovës, presin që delegacionet nga Kosova të shkojnë të ulen dhe të lidhin marrëdhëniet diplomatike”.

“Nuk mund t’i them tani, por kjo është shumë e vërtetë, ka ndodhur në 10 ditët e fundit. Janë dy njohje kualitative, dy shtete të mëdha dhe besoj se shumë shpejt do të keni edhe emrat”, theksoi ai.

Kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, George Bush, tha se historia do të tregojë se kjo është gjëja e duhur për paqen në Ballkan.

“Në deklaratën e saj të pavarësisë, Kosova u angazhua për standardet më të larta të demokracisë, përfshirë lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e të gjitha përkatësive etnike. Këto janë parime që nderojnë dinjitetin njerëzor, janë vlera që Amerika i kërkon te një mik, dhe ne, së shpejti, do të vendosim marrëdhënie të plota diplomatike me shtetin e ri të Kosovës”, kishte thënë Bush.

SHBA-ja e njohu pavarësinë e Kosovës një ditë pas shpalljes së saj. Po atë ditë, shteti më i ri u njoh edhe nga Shqipëria, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Afganistani e kështu me radhë.

Sot, lista e njohjeve, e publikuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës, numëron 117 vende. Gati gjysma e tyre u siguruan në vitin e shpalljes së pavarësisë, më 2008. Ritmi më pas nisi të ngadalësohet, përkundër faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi në vitin 2010 se “pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare”.

Njohjet – peng i marrëdhënieve me Serbinë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika