Pacolli e VV-së mohon se ligji për KPM-në e cenon lirinë e medieve

Fitore Pacolli, VV

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, e ka mohuar se ligji për KPM-në, i cili u miratua sot nga Kuvendi i Kosovës, e cenon lirinë e medieve.

Ajo në “Five” të TV Dukagjinit, tha se kanë bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare për ta përpiluar këtë ligj.

“Sepse janë ligje të rëndësishme që rregullojnë çështje të rëndësishme. Ka pasur nevojë shteti. Tash po i quajmë vërejtje, grupet punuese kanë qenë në kontakt të ngushtë me këto organizata, i kanë marrë shumicën e komenteve që u kanë servu grupeve punuese. Sot po shoh për ligjin për KPM po shpjegohet që cenon në themel të drejtat dhe liritë e medieve. Nëse e lexojmë, e shohim që nuk e cenon lirinë e medias”, tha ajo.

Pacolli e pranoi se nuk është mirë e informuar sa u përket detajeve specifke e rekomandimeve të BE-së për këtë ligj.

“Në detaje se cilat kanë qenë propozimet e KiE, nuk jam e informume se cilat janë detajet specifike të rekomandimeve dhe cilat janë marrë dhe cilat jo, nuk kam qenë në asnjërin grup punues”, tha ajo.

Pacolli u shpreh se ka kërkuar që dënimet të ulen në rast se shkelet ligji sa i përket kësaj çështjeje.

“Një për kërkesave që kam bërë është të përshkallëzohen dënimet, në sistemin legjisltavit kemi ligjin për kundërvajtje, të gjitha ligjet kanë qenë kërkesë e BE-së, në këtë mandat i kemi harmonizu të gjitha ligjet me ligjin për kundërvajtje, çdo gjobë duhet të jetë në përputhje për ligjin për kundërvajtje”, tha ai.

Deputetja e VV-së tha se me ligjin e ri për KPM-në nuk obligohen mediet online të regjistrohen, sipas saj kjo do të bëhet në mënyrë vullnetare.

  • “Na injoruan”, ndërkombëtarët kritikojnë ashpër VV-në, pas miratimit të Ligjit për KPM-në

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomaas Szunyog, dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, misioni i OSBE-së e kanë kritikuar Kuvendin e Kosovës për miratimin e Ligjit të KPM-së.

Szunyog e Rohde kanë thënë se janë injoruar vërejtjet e Këshillit të Evropës dhe të organizatave të tjera, dhe se ligji nuk i përmbush standardet evropiane.

Sipas ambasadorit gjerman, nëse Qeveria dëshiron të përshpejtojë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, çdo ligj i ri duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane.

“Çdo mundësi e humbur është një shumë. Kosovarët duan të jenë pjesë e familjes 🇪🇺 dhe nëse qeveria e Kosovës dëshiron të përshpejtojë rrugën e saj drejt BE-së, çdo ligj i ri duhet të jetë plotësisht në përputhje me standardet e BE-së. BE, KiE dhe OSBE kanë dhënë opinionet e tyre për ligjet, por janë injoruar…”, ka shkruar Rode në X.

Kurse, misioni i OSBE-së në Kosovë e ka pranuar me shqetësim miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), duke thënë se nuk janë marrë parasysh rekomandimet e dhëna në lidhje me këtë projektligj.

Sipas OSBE-së, me miratimin e këtij projektligji do të cenohet liria e shprehjes së medieve dhe pavarësia e tyre.

“KPM-ja luan një rol kyç në kornizën rregullative të mediave të Kosovës. Aftësia e saj për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe profesionale ka qenë çelësi i besueshmërisë dhe autoritetit të saj. Ekspertët ndërkombëtarë për të drejtën e medias dhanë, në emër të Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së, rekomandime të detajuara për përafrimin e ligjit me standardet ndërkombëtare. Megjithatë, për fat të keq, shumica e këtyre rekomandimeve nuk janë pasqyruar në ligjin e miratuar”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika