Kandidati për deputet me numrin 2 nga ‘Koalicioni për Familjen’, Selim Pacolli ka nda fotografi të aktivitetit parazgjedhor në qytetin e Fushë Kosovës.
Pacolli ka thënë se qytetarët e Fushë Kosovës mbështesin koalicionin e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Fushë Kosova në mbështetje të Koalicionit për Familjen!”, ka shkruar Pacolli në Facebook duke i falënderuar për mbështetjen e dhënë.