Pacolli i dërguar special i Osmanit në takim me presidentin e Kenias për njohjen e Kosovës

Republika e Kenias ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, me lobim direkt të ish-presidentit Behgjet Pacolli.

Departamenti i Punëve të Jashtme i Kenias ka njoftuar se Pacolli, ishte i dërguar special i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të zhvilluar takimin e rëndësishëm me Presidentin e Kenias, William Ruto, në Nairobi.

Kenia e ka njohur këtë të enjte pavarësinë e Kosovës, duke u bërë shteti i 118-të që e njeh vendin.

Për këtë vendim njoftoi ish-presidenti Pacolli i cili ka thënë se njohja është rezultat i angazhimit të tij.

Më vonë, notën verbale të shtetit afrikan e konfirmoi presidentja Vjosa Osmani, e cila pasi tha se e ka takuar disa herë presidentin kenian, ia njohur meritat edhe Pacollit.

Kurse Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka heshtur.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika