Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk bën të spekulohet se a do të ketë a po jo sanksione ndaj Kosovës nga ShBA-ja dhe BE-ja.
Pacolli ka thënë se Kosova gjendet në një situatë delikate dhe sipas tij, kryeministri Kurti është duke u angazhuar që të gjejë një zgjidhe për Kosovën.
“Nuk duhet tani me polemizuar, Kosova gjendet në një situatë delikate, unë besoj se kryeministri e di këtë dhe kryeministri është duke u angazhuar që me u dhënë një drejtim zgjidhjes për Kosovën, që kishte me qenë më e favorshmja”, ka shtuar Pacolli për EO.
“Unë nuk do të doja të spekuloj me sanksione me krejt ato gjëra, të cilat edhe nuk i dojmë edhe nuk kisha dashur që Kosovës t’i ndodhë ajo”, ka shtuar tutje ai.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës u pyet se a duhet të heqë dorë Kurti dhe t’u përgjigjet kërkesave të ShBA-së e BE-së, ai u përgjigj se kryeministri i di punët e veta dhe se është detyrë e tij që të veprojë sipas situatës.
“Kryeministri i di punët e veta, edhe unë besoj se është detyrë e tij, ai duhet të veprojë sipas situatës”, ka theksuar Pacolli.