Pacolli: Nëse Xhaka dënohet nga FIFA, atë gjobë do ta paguaj unë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se nëse FIFA do ta ndëshkojë Granit Xhakën për veshjen e fanellës me mbiemrin Jashari, ai do ta paguajë vetë gjobën

Foto ilustrim





Kryetari i AKR-së, njëherësh ish-president i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se nëse FIFA do ta dënoj futbollistin e Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, për veshjen e fanellës me mbiemrin Jashari, atëherë ai do ta paguajë atë gjobë personalisht në emër të popullit.

Pacolli këtë e ka bëtë të ditur në rrjetin social Facebook, duke thënë se për këtë çështje e ka njoftuar edhe Xhakën.

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, ka shkruar Pacolli.

Njoftimi nga Pacolli, vjen pasi të shtunën është raportuar se Xhaka do të investigohet nga FIFA pasi veshi fanellën e Ardon Jasharit në fund të ndeshjes Serbi – Zvicër.

Sipas ESPN, drejtuesit e FIFA e konsiderojnë këtë gjest nga Xhaka si ‘veprim nxitës’.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika